Misioni
Misioni I Dora Dorës është të mbështesë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave pavarësisht nga bindjet e tyre politike, religjionin, moshën, nivelin e arsimit, apo aftësia.
Dora Dorës e realizon misionin e saj përmes:
- Fuqizimit të rolit të gruas në vendimmarrje dhe barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës
- Promovimit të integrimit social të grave në nivelin regjional
- Luftës kundër dhunës ndaj gruas, diskriminim dhe keqtrajtimit të gruas në familje dhe shoqëri
- Vetëdijesimit e gruas për të drejtat njerëzore
- Nxitjes së jetës multietnike
Dora Dorës synon mirëqenien e gruas duke promovuar BARAZINË GJINORE.